Ditët e fundit të regjimit të Bashar al-Assad në Siri, ja si diktatori famëkeq refuzoi çdo mundësi për negociata dhe u arratis drejt Rusisë

Ditët e fundit të regjimit të Bashar al-Assad në Siri, ja si diktatori famëkeq refuzoi çdo mundësi për negociata dhe u arratis drejt Rusisë

Pas më shumë se 25 vitesh në krye të Sirisë, regjimi i Bashar al-Assad-it u rrëzua në mënyrë të papritur në fillim të dhjetorit 2024, pas një ofensivë të shpejtë të forcave rebele që çau mbrojtjen e ushtrisë dhe arriti deri në Damask. Në ditët e fundit përpara rënies, Assad u siguronte zyrtarëve dhe komandantëve ushtarakë se situata ishte nën kontroll dhe se mbështetja e aleatëve ndërkombëtarë do të garantonte fitoren. Por mbrëmjen e 7 dhjetorit, ndërsa rebelët po afroheshin me shpejtësi drejt kryeqytetit, presidenti sirian u largua fshehurazi nga vendi me një avion rus, duke njoftuar vetëm një numër shumë të kufizuar personash. Edhe pas arratisjes së tij, media shtetërore vazhdoi të publikonte deklarata se Assad ndodhej në pallatin presidencial duke ushtruar funksionet kushtetuese,...