Dita e tretë në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së! Avokati i Thaçit: Ish-presidenti është i pafajshëm

Dita e tretë në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së! Avokati i Thaçit: Ish-presidenti është i pafajshëm

hashim thaci-avokati Luka Mishetiq HAGË- Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po zhvillohet dita e tretë e fazës përfundimtare të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq ka nisur shpalosjen e deklaratës përmbyllëse prej orës 9 të mëngjesit. Mishetiq e ka nisur fjalën e vet duke deklaruar se ish-presidenti i Kosovës është i pafajshëm dhe kjo është pikënisja prej ku duhet të merret vendimi. “Kur t’i filloni kuvendimet tuaja, ju do të filloni nga qëndrimi se Hashim Thaçi është i pafajshëm dhe më pas ju do të vlerësoni nëse provat e paraqitura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ju kanë bindur juve, jashtë dyshimit të arsyeshëm, se Hashim Thaçi është fajtor”, u tha Mishetiq gjyqtarëve. Djë, më 10 shkurt, në ditën e dytë, Prokuroria...