Dita e katërt/ Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, sot fjala e mbrojtjes së Veselit
avokati i veselit, Rodney Dixon HAGË- Në Dhomat e Specializuara në Hagë, sot në 12 shkurt do të vazhdojë seanca gjyqësore me deklaratat e mbrojtjes së Kadri Veselit, për t’u pasuar më pas nga mbrojtja e Rexhep Selimit. Dje përfundoi dita e tretë e deklaratave përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së. Dixon do të vazhdojë edhe sot paraqitjen e mbrojtjes për ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e cila nisi dje para trupit gjykues, por nuk përfundoi. Mbrojtësi i Veselit, Rodney Dixon, po vazhdon fjalën përfundimtare, duke insistuar se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë për përfshirje në krime, por theksoi se “kemi ngelur në duart e thashethemeve”. Ai tha se emri i Veselit përmendet 260 herë në dosjen e Prokurorisë, por në asnjë rast emri...
Burimi:
zeri.ai