Disa muaj pas grabitjes spektakolare, jep dorëheqjen drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Macron: Një akt përgjegjësie

Disa muaj pas grabitjes spektakolare, jep dorëheqjen drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Macron: Një akt përgjegjësie

Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence des Cars, ka dhënë dorëheqjen disa muaj pas vjedhjes spektakolare në Muzeun e Luvrit. Sipas mediave, ajo ia paraqiti dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron, i cili e cilësoi vendimin si “një akt përgjegjësie”. Grabitja ndodhi në mëngjesin e 19 tetorit të vitit të kaluar, kur hajdutët përdorën një ashensor mekanik të montuar mbi një automjet të vjedhur për të hyrë në ‘Galerie d’Apollon’ përmes një ballkoni pranë lumit Sena. Katër persona janë arrestuar si të dyshuar kryesorë. Tetë bizhuteri të çmuara u vodhën, mes tyre një gjerdan me diamante dhe smeralde që Perandori Napoleon Bonaparte ia kishte dhuruar bashkëshortes së tij. Gjatë arratisjes, hajdutët hodhën një kurorë të shekullit XIX, të zbukuruar me diamante, që i përkiste Perandoreshës Eugénie, e...