Dilema kryesore e Starmer pas sulmit ndaj bazës britanike në Qipro: A do të godasë Mbretëria e Bashkuar Iranin?

Dilema kryesore e Starmer pas sulmit ndaj bazës britanike në Qipro: A do të godasë Mbretëria e Bashkuar Iranin?

Kur raketat filluan të godisnin Iranin të shtunën, më 28 shkurt, Britania e Madhe bëri të qartë se nuk do të merrte pjesë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit. Herët të dielën, më 1 mars, Sekretari i Mbrojtjes, John Healy, nuk pranoi të deklaronte nëse Britania mbështeste sulmet. Megjithatë, deri në mbrëmje, qeveria britanike kishte miratuar një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara për përdorimin e bazave britanike për qëllime të “shkatërrimit të raketave iraniane në burimin e tyre, në depo ose në bazat nga të cilat ato lëshohen”. Në një mesazh video të dielën në mbrëmje, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, theksoi se vendimi u mor në kuadër të vetëmbrojtjes kolektive dhe “në përputhje me ligjin ndërkombëtar”. My update on the situation in...