Dhuratë për motrën, miqtë dhe organizatat bamirëse/Zbulohet testamenti që ylli i Star Wars, Kenneth Colley, la pas vdekjes

Dhuratë për motrën, miqtë dhe organizatat bamirëse/Zbulohet testamenti që ylli i Star Wars, Kenneth Colley, la pas vdekjes

Aktori britanik Kenneth Colley, i njohur për rolin e Admiral Piett në filmat e njohur të sagës “Star Wars”, ka lënë pjesën më të madhe të pasurisë së tij motrës, miqve të afërt dhe disa organizatave bamirëse, përfshirë edhe një strehë për mace. Colley u nda nga jeta në qershor të vitit të kaluar, në moshën 87-vjeçare. Dokumentet e publikuara së fundmi tregojnë se aktori kishte një pasuri prej 734,408 paundësh në momentin e vdekjes, e cila më pas u reduktua në rreth 726,000 paund neto. Sipas testamentit, pjesa më e madhe e pasurisë, përfshirë edhe pronën e tij në Hythe, Kent, iu la motrës së tij, Michelle. Pjesa tjetër u nda kryesisht mes miqve të tij të ngushtë dhe disa organizatave bamirëse. Aktori i...