“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit, duke e cilësuar këtë si një “dhuratë” nga Teherani. Trump kishte përmendur fillimisht disa ditë më parë një “dhuratë shumë të madhe” nga Irani, ndërsa tani zbuloi detaje, duke thënë se pala iraniane kishte premtuar fillimisht kalimin e tetë cisternave të mëdha me naftë, por në fund lejoi kalimin e dhjetë të tilla. Ai shtoi se disa prej anijeve mbanin flamurin e Pakistanit dhe e cilësoi këtë veprim si një shenjë se SHBA-të “po negociojnë me njerëzit e duhur” në Iran. Presidenti amerikan theksoi gjithashtu se Irani nuk duhet të kishte të drejtë të vendoste tarifa kalimi (“taksë”) për anijet që kalojnë në Ngushticën e...