Dhjetëra viktima në Brazil, rrëshqitje toke dhe përmbytje pas shirave të rrëmbyer

Dhjetëra viktima në Brazil, rrëshqitje toke dhe përmbytje pas shirave të rrëmbyer

Bota E Martë, 24 Shkurt 2026 20:19 Të paktën 23 persona kanë vdekur, dhjetëra janë të zhdukur dhe më shumë se 400 të tjerë janë detyruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në Brazilin juglindor, sipas shërbimeve të shpëtimit dhe autoriteteve lokale. ”Gjashtëmbëdhjetë persona vdiqën dhe 43 janë të zhdukur në komunën Juiz de Fora, dhe shtatë vdiqën dhe katër janë të zhdukur në Uba, pas reshjeve që shkaktuan daljen e një lumi, duke rezultuar në përmbytje dhe rrëshqitje toke”, sipas një raporti zyrtar nga autoritetet lokale. ”Zjarrfikësit në shtetin juglindor të Minas Gerais po kërkojnë dhjetëra njerëz”, tha një zëdhënës. Kryetarja e bashkisë së Juiz de Fora, Margarida Salomao, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në përgjigje të “situatës jashtëzakonisht...