Detaje të reja rreth vetëvrasjes së Katherine Short, shënimit e gjetura në shtëpi dhe dera e mbyllur
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e Katherine Hartley Short, vajzës së aktorit të njohur 75-vjeçar, e cila u gjet e pajetë më 23 shkurt në banesën e saj në Los Angeles. Sipas zyrës së mjekut ligjor të Los Angeles, shkaku i vdekjes ishte një plagë me armë zjarri, ndërsa rasti është klasifikuar si vetëvrasje. Raportime nga TMZ bëjnë me dije se në vendngjarje është gjetur një shënim, megjithëse përmbajtja e tij nuk është bërë publike. Burime policore të cituara nga i njëjti portal thonë se Katherine u gjet “pas një dere të mbyllur”, pasi një shoqe kishte telefonuar autoritetet duke raportuar se nuk kishte marrë asnjë shenjë jete prej saj për më shumë se 24 orë. Martin Short’s Daughter Katherine...
Burimi:
top-channel.tv