DETAJE / SHBA mund të dërgojë forca në Iran për të siguruar rezervat bërthamore
Uraniumi i Iranit, që konsiderohet element kyç për ndërtimin e mundshëm të armëve bërthamore, paraqet një sfidë të madhe për Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin në rast se do të tentohej sigurimi ose largimi i tij nga territori iranian. Sipas ekspertëve, materiali ndodhet në formën e heksafluoridit të uraniumit, i cili është i ngurtë në temperaturë dhome, por shndërrohet në gaz kur nxehet, duke mundësuar pasurim të mëtejshëm. Ai besohet se ruhet në kanistra metalikë me madhësi të ngjashme me bombolat e zhytjes, të vendosur në boshte të thella nëntokësore brenda Iranit. Forcat speciale të SHBA-ve dhe Izraelit kanë zhvilluar për vite me radhë stërvitje për operacione që synojnë nxjerrjen e materialeve bërthamore nga zona armiqësore. SHBA kanë krijuar edhe një sistem të posaçëm, të...
Burimi:
javanews.al