“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, kritikoi veprimet ushtarake të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit gjatë një fjalimi përpara Kongresit spanjoll të mërkurën, duke i përshkruar sulmet si pjesë të një “lufte të padrejtë dhe të paligjshme”. Si një kundërshtar i zëshëm i luftës prej kohësh, Sánchez tha se SHBA-të dhe Izraeli “kanë minuar ligjin ndërkombëtar, kanë destabilizuar Lindjen e Mesme dhe kanë rindezur konfliktet në Irak dhe Liban”. Udhëheqësi spanjoll argumentoi më tej se këto veprime “sjellin pasiguri në vendet e Gjirit”, të cilat, sipas tij, u bënë më të prekshme për shkak të vendimeve të Presidentit amerikan Donald Trump dhe Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu. Sanchez akuzoi gjithashtu SHBA-në dhe Izraelin për forcimin e pozicionit të Presidentit rus Vladimir Putin në pushtimin...
Burimi:
javanews.al