Dështon takimi në SHBA/ Trump nuk heq dorë nga Groenlanda, BE nis ushtrinë
Një delegacion nga Danimarka dhe Groenlanda u prit sot në Shtëpinë e Bardhë, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti dëshirën e tij për të marrë kontrollin e ishullit të madh Arktik. Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen dhe homologia e tij nga Groenlanda Viviane Motzfeldt u larguan nga Shtëpia e Bardhë pak para orës 12:00 sipas orës lokale. Ata qëndruan aty 1 orë e gjysmë ku biseduan me zv.Presidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio. Nuk pati një deklaratë të përbashkët mbi rezultatin e bisedimeve, por Ministri i Jashtëm danez i përshkroi bisedimet si të ndershme dhe produktive. “Ne pajtohemi që nuk jemi dakord” – tha Rasmussen, duke vënë në dukje se “nuk arritëm të ndryshojmë mendjen e Amerikës...
Burimi:
ntv.al