Dështojnë sanksionet ndaj Rusisë/ Hungaria vendos veton prej naftës, BE del ‘huq’ në 4-vjetorin e luftës
Bashkimi Evropian dështoi të miratonte sanksione të reja ndaj Rusisë në një takim të hënën, pas kundërshtimeve nga Hungaria. Këtë e konfirmoi shefja e diplomacisë së Unionit, Kaja Kallas. “Fatkeqësisht, nuk arritëm një marrëveshje për paketën e 20-të të sanksioneve”, ka thënë ajo. “Ky është një hap pas dhe një mesazh që nuk donim ta dërgonim tani që u bënë 4 vite nga kjo luftë”, ka shtuar ajo. Diplomatët evropianë kishin nxituar të finalizonin sanksione të reja ndaj Rusisë dhe një hua të madhe të re për Kievin përpara përvjetorit të katërt të luftës, e cila ka lënë të vdekur, të plagosur ose të zhdukur rreth 1.8 milionë ushtarë rusë dhe ukrainas. Por ata nuk arritën ta bindnin Hungarinë të hiqte veton dhe të mbështeste...
Burimi:
top-channel.tv