Dështimet e ‘trashëgimtarit’ të Chávez, fiksimi i Nicolás Maduro me tradhtinë
“Dyshimi është tradhti.” Për Nicolás Maduro, ishte një dogmë. Ai e përsëriste në mitingje, në televizion, gjatë mbledhjeve ushtarake. Ia kujtonte vetes në takimet e ngushta me mbështetësit e tij më besnikë duke kërkuar në sytë e pjesëmarrësve shenjën më të vogël të hezitimit. E përsëriste para se të flinte të premten: askush nuk do të dorëzohet. Të gjithë i bindeshin, të gjithë vazhdojnë ta bëjnë në këto orë pasigurie. Ai ishte i detyruar vetë t’i bindej, shkruan La Repubblica. Ish-drejtuesi i metrosë dhe udhëheqësi i sindikatës së transportit, i cili u bë president i Venezuelës me emërimin e mentorit të tij, Hugo Chávez, sigurisht që nuk priste që tradhtia të vinte nga një oficer anonim i ushtrisë. Një spiun udhëhoqi sytë e dronëve amerikanë...
Burimi:
javanews.al