Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Deri në 100.000 mijë $ për çdo banor të Groenlandës, SHBA-të po shqyrtojnë pagesa për vendasit për marrjen e kontrollit
Zyrtarët e qeverisë amerikane kanë diskutuar mundësinë e pagesave të njëhershme për banorët e Groenlandës, sipas burimeve të njohura me çështjen. Qëllimi është të bindet popullsia e territorit danez jashtë shtetit, që të shkëputet dhe potencialisht t'i bashkohet Shteteve të Bashkuara, thanë për Reuters katër persona të njohur me çështjen. Shumat e diskutuara varionin nga 10,000 deri në 100,000 dollarë (8,500 deri në 85,000 euro) për person. Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Presidenti Donald Trump dhe këshilltarët e tij të sigurisë po shqyrtonin "si do të dukej një blerje e mundshme". Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të takohet me homologun e tij danez në Uashington javën e ardhshme për të diskutuar për Groenlandën. Një person i njohur me diskutimet në Shtëpinë e...