Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Depozitimi i mbeturinave në malin Everest, Nepali heq dorë nga skema e “dështuar”
Zyrtarët nepalezë kanë njoftuar se do të heqin dorë nga skema e depozitimit të mbeturinave në malin Everest, e cila është konsideruar e pasuksesshme pas 11 vitesh implementimi. Skema kërkonte që alpinistët të paguanin një depozitë prej 4,000 dollarësh (2,964 paund) dhe t’i sillnin me vete të paktën 8 kg mbeturina, për të marrë mbrapsht paratë. Kjo ishte përpjekja për të trajtuar problemin e grumbullimit të mbeturinave, me estimime që Everest është mbuluar me rreth 50 ton mbeturina. Pavarësisht që skema është zbatuar që nga viti 2013, dhe shumica e alpinistëve kanë sjellë mbeturinat e tyre, problemi i grumbullimit të mbeturinave ka vazhduar të përkeqësohet, veçanërisht në kampet më të larta të malit, ku mbeturinat janë më të shumta. Himal Gautam, drejtor në departamentin e...