Departamenti Amerikan teston pajisjen e blerë në një operacion sekret, hetuesit ngrenë dyshime: Ka lidhje me “Sindromën Havana”

Departamenti Amerikan teston pajisjen e blerë në një operacion sekret, hetuesit ngrenë dyshime: Ka lidhje me “Sindromën Havana”

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka kaluar më shumë se një vit duke testuar një pajisje të blerë në një operacion të fshehtë, e cila sipas disa hetuesve mund të lidhet me të ashtuquajturën “Sindroma e Havanës” – një seri problemesh shëndetësore misterioze që kanë prekur spiunë, diplomatë dhe ushtarakë amerikanë. Sipas burimeve të informuara, pajisja është blerë për miliona dollarë nga Homeland Security Investigations (HSI), një degë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, me fonde të siguruara nga Pentagoni. Zyrtarët kanë paguar një shumë që shkon në “tetë shifra”, ndërsa pajisja vazhdon të analizohet, shkruan CNN. Burimet bëjnë me dije se pajisja prodhon valë radio të pulsueshme, një teknologji që prej vitesh është përmendur nga ekspertë si një shkak i mundshëm i simptomave të raportuara. Ajo...