Dëmtoi ndërtesën e ambasadës bullgarë në Shkup, arrestohet autori
Policia e Shkupit njoftoi të hënën se kishte arrestuar një burrë 54-vjeçar përgjegjës për shkatërrimin e xhamit në hyrjen kryesore të ambasadës bullgare në Maqedoninë e Veriut. Dje pasdite, një burrë iu afrua ndërtesës së ambasadës bullgare, theu xhamin e hyrjes kryesore me grusht dhe iku menjëherë. Incidenti shkaktoi reagime të forta nga Ministria e Jashtme bullgare, e cila vlerësoi se kjo ishte për shkak të “mungesës sistematike të reagimit të institucioneve kompetente të Maqedonisë së Veriut ndaj sulmeve dhe akteve të mëparshme vandaliste kundër objekteve që lidhen me Bullgarinë dhe komunitetin bullgar”. Kujtohet se sulme të ngjashme ndodhën në vitin 2022 ndaj shoqatave kulturore të pakicës bullgare në qytetet e Manastirit dhe Ohrit, Maqedonia e Veriut. Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së...
Burimi:
top-channel.tv