Dëmtimet në sistemin energjitik nga sulmet ruse, BE dhe Polonia dërgojnë qindra gjeneratorë në Ukrainë
Polonia ka njoftuar dërgimin e qindra gjeneratorëve në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë shkaktuar ndërprerje të gjera të energjisë elektrike dhe ngrohjes, duke i lënë miliona qytetarë përballë një dimri të ashpër. Sulmet në sistemin energjetik ukrainas kanë çuar në ndërprerje afatgjata të energjisë elektrike dhe ujit në Kiev, të cilat kanë zgjatur tre deri në katër herë më shumë se në dimrat e mëparshëm, ndërsa temperaturat e natës në kryeqytet kanë rënë deri në -20 gradë Celsius. Gjeneratorët do të përdoren për të rikthyer energjinë elektrike në spitale, strehimore dhe shërbime të tjera kritike. Në një deklaratë, Ministria e Brendshme polake tha se, me urdhër të kryeministrit Donald Tusk, po dërgohen pajisje për të mbrojtur civilët, dhe në veçanti 379 gjeneratorë...
Burimi:
syri.net