Demonstratat e dhunshme në Iran, “Jerusalem Post”: Trump do të ndihmojë protestuesit

Demonstratat e dhunshme në Iran, “Jerusalem Post”: Trump do të ndihmojë protestuesit

Presidenti amerikan Donald Trump ka “vendosur” të ndihmojë protestuesit në Iran, raportojnë media ndërkombëtare, duke iu referuar burimeve të njohura me diskutimet që po zhvillohen në Uashington. Gazeta “Jerusalem Post” shkruan se Trump është zotuar për një formë ndërhyrjeje të SHBA-së, ndonëse ende nuk është përcaktuar mënyra dhe koha e saj. “Trump në thelb ka vendosur t’i ndihmojë protestuesit në Iran. Ajo që ende nuk është vendosur është ‘si’ dhe ‘kur’”, kanë deklaruar burime pranë administratës amerikane për gazetën izraelite. Raporti vjen në një kohë kur presidenti amerikan pritet të zhvillojë të martën një takim me këshilltarë të lartë për të diskutuar opsionet e mundshme të SHBA-së ndaj Iranit, ka bërë të ditur një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters. Një ditë më parë,...