Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Deklaratat e Trump/ Presidenti i Këshillit Evropian: Groenlanda i përket popullit të saj
“Bashkimi Evropian do të mbështesë Groenlandën dhe Danimarkën kur të jetë e nevojshme dhe ne nuk do të pranojmë shkelje të së drejtës ndërkombëtare kudo që ato ndodhin”, kështu deklaroi sot Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa. Në reagimin e tij Costa, e bëri të qartë se Groenlanda i përket popullit të saj. “Më lejoni të jem i qartë: Groenlanda i përket popullit të saj. Asgjë nuk mund të vendoset për Danimarkën dhe Groenlandën pa Danimarkën dhe pa Groenlandën. Ata kanë mbështetjen dhe solidaritetin e plotë të Bashkimit Evropian”, tha ai. Ndërkohë, Presidenti amerikan ka thënë vazhdimisht ditët e fundit se dëshiron të marrë kontrollin e Groenlandës, duke thënë se ishulli është çelësi i strategjisë ushtarake amerikane dhe duke pretenduar se Danimarka nuk ka bërë...