Deklaratat e ambasadorit të SHBA për rritjen e rasteve të dhunës në Francë, Parisi “ngrin” marrëdhëniet me babanë e Jared Kushner
Ministria e Jashtme e Francës ka kërkuar që përfaqësuesi amerikan Charles Kushner, babai i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, të mos ketë më akses direkt te ministrat francezë. Sipas BBC, arsyeja lidhet me rritjen e dhunës në vend. Kushner ishte thirrur të takonte ministrin e Jashtëm Jean-Noel Barrot të hënën në mbrëmje, por nuk u paraqit. Ai deklaroi se kishte një angazhim tjetër dhe dërgoi një zëvendës nga ambasada amerikane. Ministria franceze reagoi ashpër, duke e akuzuar për “moskuptim të kërkesave bazë të misionit ambasadorial” dhe kërkoi që Kushner të mos ketë më qasje direkte te ministrat. Kontesti diplomat u shkaktua nga një postim i ambasadës amerikane në Francë në rrjetet sociale lidhur me vdekjen e Quentin Deranque, një student 23-vjeçar i vrarë në...
Burimi:
top-channel.tv