Defekt në avionin e ministrit gjerman/ Diskutime për Iranin, udhëtimi i Johann Wadephul në Turqi u shty për 70 minuta
Udhëtimi i ministrit të jashtëm gjerman Johann Wadephul drejt Turqisë nisi me probleme: Pak para nisjes së planifikuar, piloti i avionit A400M të Forcave Ajrore Gjermane raportoi se diçka nuk shkonte. Avioni mbeti për 15 minuta në pistë me motorët ndezur. Aeroporti qëndroi i mbyllur përkohësisht pa u dhënë në fillim asnjë arsye, dhe u lejua të ngrihej në ajër rreth 70 minuta pas kohës së planifikuar pas zgjidhjes së atij që u përshkrua “si një problem teknik”. Wadephul mbërriti më vonë në Ankara ku u takua me homologun turk Hakan Fidan, të cilit i përcolli bindjen se vetëm përmes rrugës diplomatike mund të arrihet një zgjidhje e besueshme dhe e pranueshme e konfliktit të Iranit. Ai nënvizoi rëndësinë e harmonizimit të interesave të përbashkëta...
Burimi:
top-channel.tv