Debat i fortë në Greqi për lirinë artistike, ndërpritet koncerti për shkak të gjuhës së këngës
Një incident me ngarkesë të fortë simbolike ka shkaktuar reagime të ashpra në qytetin e Follorinës, duke rihapur debatin për lirinë e shprehjes artistike dhe trajtimin e trashëgimisë kulturore shumëgjuhëshe të rajonit. Mbrëmjen e së hënës, më 22 dhjetor, gjatë një aktiviteti festiv të organizuar nga bashkia, pak para ndezjes së ritualit tradicional të “zjarreve”, kryebashkiaku i Follorinës, Vasileos Gianakis, ndërhyri dhe ndërpreu koncertin e grupit të ri muzikor Banda Entopica, me arsyetimin se po interpretonin një këngë në gjuhën sllave. Sipas ankesës së vetë grupit, ndërhyrja u shoqërua me fyerje verbale dhe presion të drejtpërdrejtë mbi skenë. Në një deklaratë publike, Banda Entopica thekson se muzika e tyre synon bashkimin e njerëzve dhe jo përçarjen. “Jemi njerëz nga vende, qytete dhe fshatra të ndryshme...
Burimi:
top-channel.tv