Daulle lufte në Lindjen e Mesme/ Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani, alarm në Izrael

Daulle lufte në Lindjen e Mesme/ Perëndimi dhe Kina largohen nga Irani, alarm në Izrael

Shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm ushtarak mes SHBA-së dhe Iranit janë rritur, ndërsa vendet në rajon kanë nisur të ndërmarrin masa sigurie dhe të japin paralajmërime për qytetarët e tyre. Në Izrael, kryetari i bashkisë së qytetit jugor të Beershebas urdhëroi hapjen e të gjitha strehimoreve publike në zonë. “Me urdhër të kryetarit të bashkisë, hapje e përgjithshme e të gjitha strehimoreve publike”, thuhej në mesazhin e marrë nga banorët e qytetit. Zëdhënësja e Forcave të Mbrojtjes Izraelite, Gjeneral Brigade Effie Defrin, u përpoq t’i qetësonte qytetarët, duke theksuar se ende nuk ka ndryshime në udhëzimet ushtarake për publikun. ⚡️🇮🇱🇮🇷 Be’er Sheva Deputy Mayor Shimon Tobul announced a citywide directive to open public shelters as Israel prepares for a potential war with Iran.#IranMassacre #usirantensions #war...