Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Danimarka vendi i parë në botë që i jep fund pas 400 vjetësh shërbimit postar
Danimarka është bërë vendi i parë në botë që ndalon plotësisht shpërndarjen e letrave, duke i dhënë fund një tradite rreth 400-vjeçare të shërbimit postar. Sipas raportimit të CNN, shërbimi postar shtetëror PostNord do të dorëzojë letrën e fundit, pasi përdorimi i postës fizike ka rënë ndjeshëm si pasojë e digjitalizimit të shpejtë të shoqërisë daneze. Të dhënat tregojnë se në vitin 2024, PostNord ka dorëzuar mbi 90 për qind më pak letra krahasuar me vitin 2000, një rënie drastike që e ka bërë shërbimin postar tradicional të paqëndrueshëm ekonomikisht. Në vend të letrave, qytetarët danezë sot komunikojnë kryesisht përmes platformave digjitale, si email-et, mesazhet elektronike dhe rrjetet sociale, ndërsa edhe institucionet shtetërore përdorin pothuajse ekskluzivisht komunikimin online. Si pjesë e këtij tranzicioni, PostNord ka...