Danimarka shkon në zgjedhje parlamentare më 24 mars, Frederiksen synon mandat të ri
Danimarka do të zhvillojë zgjedhje parlamentare më 24 mars, njoftoi sot kryeministrja Mette Frederiksen, duke synuar të kapitalizojë rritjen e popullaritetit të saj pas qëndrimit të palëkundur ndaj presioneve të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Groenlandën. Frederiksen ka kaluar muajt e fundit duke mobilizuar liderët evropianë kundër interesit të ripërtërirë të presidentit Donald Trump për aneksimin e ishullit strategjik të Arktikut, i cili është territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës. Sipas sondazheve, ky angazhim ka forcuar mbështetjen për të, pas pakënaqësive të opinionit publik lidhur me rritjen e kostos së jetesës dhe problemet në shërbimet e mirëqenies sociale. Kriza e Groenlandës ka rritur më tej profilin ndërkombëtar të Frederiksen, e cila kishte tërhequr vëmendje edhe për reagimin e shpejtë në përballimin e pandemisë së...
Burimi:
syri.net