“Danimarka nuk mund ta mbrojë Groenlandën”, Trump letër presidentit të Norvegjisë, vë në dyshim sovranitetin danez

“Danimarka nuk mund ta mbrojë Groenlandën”, Trump letër presidentit të Norvegjisë, vë në dyshim sovranitetin danez

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Danimarka nuk është në gjendje ta mbrojë Groenlandën, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e sovranitetit danez mbi ishullin strategjik, mes një debati gjithnjë e më të ashpër për sigurinë në Arktik. Sky News shkruan se Trump i është drejtuar me një letër presidentit të Norvegjisë, ku shpreh hapur qëndrimin e tij për Groenlandën dhe rolin e SHBA-së në rajon. “Danimarka nuk mund ta mbrojë atë tokë nga Rusia apo Kina dhe pse ata kanë një ‘të drejtë pronësie’ gjithsesi?”, shkruan Trump në letër. Presidenti amerikan vë në dyshim bazën historike të pretendimeve daneze mbi Groenlandën, duke theksuar se nuk ekzistojnë dokumente zyrtare pronësie. “Nuk ka dokumente të shkruara. Është thjesht fakti që një anije zbarkoi...