Dalin nga shinat 24 vagona treni në Teksas. Rrjedhje etanoli në zonë
Bota E Enjte, 19 Mars 2026 09:06 Teksas, SHBA – Më shumë se 24 vagonë të një treni të kompanisë Union Pacific dolën nga shinat mëngjesin e së mërkurës pranë Hjustonit, duke shkaktuar rrjedhje etanoli nga disa prej tyre. Sipas mediave amerikane, aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 me orën lokale në qytetin Richmond, rreth 48 kilometra në jugperëndim të Hjustonit. Autoritetet konfirmuan se nuk ka persona të lënduar nga incidenti. Zëdhënësja e kompanisë Union Pacific, Robynn Tysver, deklaroi për mediat se situata është vënë nën kontroll dhe hetimet janë në vijim. Marshalli i zjarrfikësve të Qarkut Fort Bend, Justin Jurek, bëri të ditur se dy prej vagonëve të dalë nga shinat pësuan rrjedhje etanoli, e cila u ndal më vonë nga ekipet në terren. Një...
Burimi:
kohajone.com