CNN: SHBA planifikon vendosjen e CIA-s në Venezuelë pas rrëzimit të Maduros
Bota E Martë, 27 Janar 2026 14:51 Shtetet e Bashkuara po planifikojnë vendosjen e CIA-s në Venezuelë pas rrëzimit të ish-presidentit Nicolás Maduro, me qëllim ushtrimin e ndikimit amerikan dhe stabilizimin e vendit gjatë periudhës së tranzicionit politik. CNN raporton se, CIA po punon në heshtje për të krijuar një prani të përhershme në terren, ndërsa Departamenti i Shtetit dhe agjencia e inteligjencës po koordinojnë hapat afatshkurtër dhe afatgjatë për rikthimin e SHBA-së në Venezuelë. Në fazën fillestare, zyrtarët amerikanë pritet të veprojnë përmes një aneksi të CIA-s, përpara hapjes së një ambasade zyrtare në Karakas. Ky mekanizëm do të shërbejë për vendosjen e kontakteve me autoritetet e reja, opozitën dhe strukturat e sigurisë, si dhe për vlerësimin e kërcënimeve të mundshme. Burime pranë administratës...
Burimi:
kohajone.com