Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
CNN: Maduro dhe gruaja e tij u tërhoqën zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit gjatë bastisjes
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro dhe gruaja e tij Cilia Flores u nxorën zvarrë nga dhoma e tyre e gjumit nga forcat amerikane gjatë bastisjes që çoi në kapjen e tyre, raporton CNN. Çifti u kap në mes të natës ndërsa po flinin, thanë burimet. Bastisja, e kryer nga njësia elitare Delta Force e Ushtrisë Amerikane, nuk shkaktoi asnjë viktimë në radhët e SHBA-së, tha një zyrtar amerikan. Pas atij që Donald Trumpi e përshkroi si një “operacion brilant” për kapjen e Nicolas Maduros, operacion ky që sipas disa mediave të huaja u krye nga Delta Force, zëvendëspresidentja e Venezuelës u shfaq në televizionin shtetëror për të pohuar se qeveria nuk e di se ku gjenden presidenti dhe gruaja e tij. “Ne nuk e dimë vendndodhjen e Presidentit Nicolás Maduro dhe Zonjës së Parë Cilia Flores”, tha Delcy Rodriguez, e cila shtoi se kërkon nga SHBA-ja prova...