CNN: 3 skenarët që e presin Venezuelën pas rrëzimit të Maduros

CNN: 3 skenarët që e presin Venezuelën pas rrëzimit të Maduros

Pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro, e ardhmja politike e Venezuelës mbetet e paqartë dhe e mbushur me pasiguri. Kushtetuta e vendit parashikon se pushteti kalon tek zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez në rast të “mungesës absolute” të presidentit. Megjithatë, autoritetet kanë deklaruar se nuk e dinë vendndodhjen e Maduros dhe të Zonjës së Parë, Cilia Flores, duke rritur më tej paqartësinë, shkruan CNN. Opozita brenda dhe jashtë vendit sheh këtë moment si një mundësi historike për të ndryshuar regjimin. Sipas opozitës, presidenti legjitim është politikan i mërguar Edmundo González, kandidat në zgjedhjet e vitit 2024. González, akademik dhe diplomat me përvojë, jeton aktualisht në Spanjë dhe mbështetet nga aktivistja dhe fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, María Corina Machado, e cila ka deklaruar se po përgatitet...