“Cilin koleg dëshironi të pushoni nga puna?”, pyetsori i një kompanie në Itali shkakton reagime

“Cilin koleg dëshironi të pushoni nga puna?”, pyetsori i një kompanie në Itali shkakton reagime

Një pyetësor nga një kompani private që prodhon komponentë elektronikë dhe ndodhet në rajonin e Venetos ka shkaktuar reagime të forta në Itali, pasi afërsisht gjashtëdhjetë punonjësve iu kërkua të tregonin “cilin koleg do të donin të pushohej nga puna”. Kompania gjithashtu sugjeroi që punonjësit të zgjidhnin personat që do të pushoheshin nga puna, midis punonjësve me kohë të pjesshme, punonjësve të sapopunësuar ose atyre që nuk kanë fëmijë. Nga gjithsej 60 punonjës, vetëm 10 iu përgjigjën pyetësorit. Sindikatat reaguan duke theksuar se “kjo nuk është vetëm mungesë respekti për punonjësit dhe dinjitetin e tyre, por edhe një përpjekje për të çmontuar strukturën shoqërore të një kompanie”. Sindikalistët, në të njëjtën kohë, po bëjnë thirrje për “iniciativa që janë të afta të bashkojnë dhe jo...