“Çfarë po bëni”? Hamasi i bën thirrje Iranit: Mos sulmoni vendet fqinje

“Çfarë po bëni”? Hamasi i bën thirrje Iranit: Mos sulmoni vendet fqinje

Grupi militant palestinez Hamas i bëri thirrje aleatit të tij, Iranit, që të ndalojë sulmet kundër fqinjëve ne rajon. “Edhe pse e njohim të drejtën e Republikës Islamike të Iranit për t’iu përgjigjur kësaj agresioni me të gjitha mjetet e mundshme,” -thuhet në deklaratën e Hamasit në Telegram, “i bëjmë thirrje vëllezërve tanë atje që të mos marrin në shënjestër vendet fqinje.” Organizata islamike palestineze thekson se çdo përgjigje duhet të bëhet në përputhje me ligjet ndërkombëtare, por nga ana tjetër  apelon që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë për të ndaluar luftën që po vazhdon. Hamasi, që e nxiti vetë me sulmin e tij të 7 tetori 2023 luftën shkatërruese dyvjeçare me Izraelin në Gaza, e dënoi vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, si...