Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Çfarë objektivash ka SHBA-ja në Iran dhe çfarë mund të ndodhë më pas?

Shtetet e Bashkuara deklaruan se kanë bërë pozicionimin më të madh të ushtrisë amerikane në Lindjen e Mesme brenda një gjenerate, në kuadër të operacionit “Tërbimi Epik”, që ka në shënjestër Iranin.Mbi 50.000 trupa ushtarake, 200 aeroplanë luftarakë, dy aeroplanmbajtëse dhe një mori avionësh bombardues me rreze të gjatë veprimi u tha se janë përfshirë në luftë kundër Iranit.Lufta nisi në koordinim me Izraelin, më 28 shkurt, dhe për pasojë Iranit iu vranë udhëheqës të lartë, si dhe iu dëmtua rëndë infrastruktura ushtarake.Në shenjë hakmarrjeje, Irani lëshoi dronë dhe raketa balistike në drejtim të Izraelit dhe bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik, përfshirë Bahrejnin, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omanin. Në disa prej këtyre vendeve, ambasadat amerikane janë mbyllur deri në një njoftim të radhës.Megjithatë,...