Çfarë ndodh nëse Trump tërhiqet nga lufta? Agjencitë e zbulimit në SHBA studiojnë reagimin e Iranit

Çfarë ndodh nëse Trump tërhiqet nga lufta? Agjencitë e zbulimit në SHBA studiojnë reagimin e Iranit

Agjencitë e inteligjencës së SHBA-së po studiojnë se si do të përgjigjej Irani në rast se Presidenti Donald Trump do të shpallte një fitore të njëanshme e do të tërhiqej në luftën që ka shkaktuar mijëra viktima dhe është bërë një barrë politike për Shtëpinë e Bardhë. Këtë e thanë dy zyrtarë amerikan dhe një person me njohuri mbi çështjen për agjencinë e lajmeve Reuters. Komuniteti i inteligjencës po analizon këtë pyetje, së bashku me të tjera, me kërkesë të zyrtarëve të lartë të administratës. Qëllimi është të kuptohet se çfarë do të ndodhte nëse Trump do të tërhiqej nga një konflikt që disa zyrtarë dhe këshilltarë e shohin si një rrezik për humbje të thella të Partisë Republikane në zgjedhjet e mesit te mandatit....