Çfarë është virusi Nipah dhe pse po alarmon botën?
India ka konfirmuar dy raste të virusit Nipah në shtetin Perëndim Bengal, në lindje të vendit, pranë kufijve me Bangladesh, Bhutan dhe Nepal. Të dy pacientët janë punonjës shëndetësorë dhe aktualisht ndodhen në kujdes intensiv. Autoritetet njoftuan se 196 persona që kanë pasur kontakt me ta janë pa simptoma dhe testet për virusin kanë dalë negative. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dhënat e disponueshme tregojnë se publiku nuk duhet të shqetësohet për sigurinë e vet ose të familjes. Megjithatë, duke qenë se shkalla e vdekshmërisë mund të arrijë deri në 75%, dhe nuk ekziston trajtim apo vaksinë specifike, çdo shpërthim monitorohet me kujdes. Çfarë është virus Nipah? Virus Nipah mund të transmetohet nga kafshët, përmes ushqimit të kontaminuar ose nga kontakti me persona të infektuar....
Burimi:
kohajone.com