Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

Planet e SHBA-së për të aneksuar Groenlandën dominojnë Forumin Ekonomik Botëror. Bisedimet midis SHBA-së dhe Ukrainës për të përfunduar luftën po zhvendosen në plan të dytë. A është e mundur të arrihet përparim? Një banore e Kievit pothuajse ngriti supet kur ia përshkroi situatën e saj energjetike një gazetari ukrainas të martën. “Kjo ishte goditja e tetë ajrore në kohët e fundit. Kur afrohen dronët, ne tashmë i njohim nga zhurma.” Këtë herë, shpërthimi ishte shumë i zhurmshëm, tha ajo. “Me siguri ishin raketa. Epo, tani nuk kemi as rrymë as ngrohje.” Natën e mëparshme, Rusia sërish sulmoi me intensitet Ukrainën me sulme ajrore. Në kryeqytet, furnizimet me rrymë, ngrohje dhe ujë u ndërprenë sërish në të gjithë qytetin, ndërsa temperaturat mbetën dy shifra nën...