Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë një skenar të rrezikshëm ushtarak ndaj Iranit, ku në qendër është ishulli strategjik Kharg, një nga pikat më të rëndësishme për eksportin e naftës iraniane, raporton CNN. Ishulli Kharg konsiderohet objektiv kyç për administratën e Donald Trump, pasi kontrolli i tij mund të godasë rëndë ekonominë e Iranit dhe të detyrojë Teheranin të hapë Ngushticën e Hormuzit. Kharg Island përpunon deri në 90% të eksporteve të naftës së Iranit, çka e bën atë një “arterie jetike” për vendin dhe një objektiv me peshë strategjike për çdo operacion ushtarak. Megjithatë, një sulm apo pushtim i mundshëm konsiderohet jashtëzakonisht i rrezikshëm. Ekspertët paralajmërojnë se ishulli është i fortifikuar me sisteme mbrojtëse, mina dhe raketa, ndërsa Irani ka shtuar praninë ushtarake dhe mbrojtjen...
Burimi:
javanews.al