Çështja “Epstein” dhe përfshirja e Dukës Andrew/ Zbardhet dëshmia e një prej kallëzueseve: Në festa kishte vajza 14-vjeçare
Zbulime të reja rreth Jeffrey Epstein dhe marrëdhënies së tij me Dukën Andrew po dalin në dritë përmes miliona dokumenteve të publikuara nga autoritetet amerikane. Një balerinë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur publikisht, ka kërkuar 250 mijë dollarë duke pretenduar se është detyruar të kryejë akte seksuale në një festë në shtëpinë e Epstein në Palm Beach gjatë vitit 2006. Sipas dosjes, gruaja pretendon se është shoqëruar me shofer në rezidencën e Epstein në Florida, ku kërceu para dhjetëra të ftuarve meshkuj, mes tyre Duka Andrew. Në një letër të datës 23 mars 2011, avokati i gruas, William K. Vogeler, pretendon se Epstein shkeli një marrëveshje mirëbesimi duke mos i paguar asaj 10,000 dollarët që i kishte premtuar për të marrë pjesë...
Burimi:
top-channel.tv