Çështja ‘Epstein’, CNN: Dhjetëra intervista të FBI-së mungojnë nga dosjet, përfshirë dhe akuzat ndaj Trump

Çështja ‘Epstein’, CNN: Dhjetëra intervista të FBI-së mungojnë nga dosjet, përfshirë dhe akuzat ndaj Trump

Dhjetëra dokumente të Federal Bureau of Investigation (FBI) nga hetimi për Jeffrey Epstein rezultojnë të mungojnë në dosjet e publikuara nga Department of Justice (DOJ), përfshirë tre intervista që lidhen me një grua e cila ka akuzuar presidentin amerikan Donald Trump për ngacmim seksual dekada më parë. Sipas një analize të CNN dyshohet se ka mospërputhje mes regjistrave të provave dhe materialeve të hedhura në faqen zyrtare të Departamentit të Drejtësisë. Sipas raportimit, një regjistër provash i dorëzuar avokatëve të bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell, përfshin rreth 325 intervista të FBI-së me dëshmitarë. Por mbi 90 prej tyre, më shumë se një e katërta, nuk gjenden në materialet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë. Mes dokumenteve që mungojnë janë edhe tre intervista të lidhura me...