Çështja ‘Epstein’/ Akuzat ndaj Dukës Andrew, kryeministri britanik: Askush nuk është mbi ligjin
Kryeministri britanik Keir Starmer deklaroi se “askush nuk është mbi ligjin”, referuar akuzave ndaj Dukës Andrew, i njohur gjithashtu si Andrew Mountbatten-Windsor. Në një intervistë për BBC, Starmer theksoi se parimi i barazisë para ligjit është thelbësor dhe duhet të zbatohet njësoj për këdo. Megjithatë, ai nuk pranoi të thotë nëse ish-princi duhet të paraqitet vullnetarisht në polici, duke theksuar se kjo është çështje që i takon organeve ligjzbatuese. Aktualisht, policia britanike po shqyrton akuza të reja që lidhen me financierin e ndjerë amerikan Jeffrey Epstein. Pretendohet se një grua tjetër është trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga Epstein për një takim me Andrew në vitin 2010, në rezidencën Royal Lodge. Dokumente të publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë hedhin dritë mbi marrëdhënien...
Burimi:
top-channel.tv