Çështja e naftës/ Spanja, Italia dhe Serbia ulin akcizën, agjencia ndërkombëtare apel për më pak udhëtime
Bota E Premte, 20 Mars 2026 19:48 Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme po rrit gjithnjë e më shumë shqetësimin në botë, me shtrenjtimin e çmimit të naftës. Pasojat po ndihen në mbarë botën, me çmimin ndërkombëtar të naftës bruto Brent, që vijon të jetë mbi 100 dollarë për fuçi. Kjo ka detyruar shumë vende të marrin masa për të parandaluar rritjen e mëtejshme të çmimit të karburanteve, që po prek konsumatorët. Një ditë pasi Italia vendosi të ndërhyjë dhe të ulë me rreth 25 cent për litër çmimin e naftës, një lëvizje e tillë u reflektua edhe nga Spanja. Qeveria spanjolle miratoi të premten një paketë me 80 masa, me një shumë prej 5 miliardë eurosh, për të mbrojtur ekonominë nga lufta në...
Burimi:
kohajone.com