“Çdo pikë gjaku do të ketë një çmim”/ Vrasja e Ali Larijanit, reagon lideri i ri i Iranit: Herët a vonë, do ta paguani
Udhëheqësi Suprem i Irani, Mojtaba Khamenei, ka shprehur ‘pikëllim të thellë’ për vrasjen e Ali Larijani, Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, i cili humbi jetën në një sulm ajror izraelit. Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Khamenei e cilësoi Larijanin si “një njeri të mençur, inteligjent dhe të përkushtuar”, duke vlerësuar kontributin e tij gjatë rreth 50 viteve në nivele të ndryshme të sistemit shtetëror iranian. “Ai kishte përvojë të gjerë në fusha të ndryshme dhe u bë një figurë e shquar falë shërbimit të tij të gjatë”, thuhet në deklaratë. Udhëheqësi iranian theksoi gjithashtu se vrasja e tij tregon rëndësinë që kishte. “Nuk ka dyshim se kjo ngjarje dëshmon peshën e tij dhe urrejtjen që armiqtë e Islamit kishin ndaj tij”, tha...
Burimi:
top-channel.tv