Çarmatimi i Hamasit dhe shkatërrimi i tuneleve në Gaza, çfarë parashikon plani i Këshillit të Paqes të Trump

Çarmatimi i Hamasit dhe shkatërrimi i tuneleve në Gaza, çfarë parashikon plani i Këshillit të Paqes të Trump

Hamasit do t’i kërkohet të lejojë shkatërrimin e rrjetit të tij të gjerë të tuneleve në Gaza dhe të dorëzojë armët në faza gjatë një periudhe tetëmujore, sipas një plani çarmatimi të paraqitur nga “Këshilli i Paqes” i Presidentit amerikan, Donald Trump. Plani parashikon një afat kohor që nis me marrjen e kontrollit të sigurisë së Gazës nga një komitet teknokratësh palestinezë të mbështetur nga SHBA-të dhe përfundon me tërheqjen e plotë të forcave izraelite pasi të konfirmohet se territori është i lirë nga armët. Çarmatimi i Hamasit mbetet një çështje kyçe në bisedimet për zbatimin e planit të Trump dhe për konsolidimin e armëpushimit të tetorit, që i dha fund dy viteve luftë. Hamasi ka refuzuar prej kohësh kërkesat për dorëzimin e armëve, të...