Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës
Edhe pse është përfituesi kryesor i luftës së Donald Trump dhe Benjamin Netanyah-t kundër Iranit, Vladimir Putin rikthehet sërish te oligarkët rusë për të mbledhur fonde. Megjithëse rritja e çmimeve të energjisë po i siguron një fitim të paparashikuar dhe të bollshëm, i lidhur me gazin, naftën dhe plehrat kimike, kreu i Kremlinit ka kërkuar nga multimiliarderët e vendit të tij të bëjnë donacione për buxhetin federal, për të mundësuar vazhdimin e konfliktit në Ukrainë dhe për të rritur presionin ushtarak ndaj Kievit. Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar, 26 mars, gjatë një takimi me dyer të mbyllura me një grup të madh biznesmenësh, të cilëve Putin u tha qartë se synon të vazhdojë luftën deri në fitoren e plotë, pavarësisht vështirësive në financim....
Burimi:
javanews.al