Bullgaria shkon sërish në zgjedhje të parakohshme
Bota E Mërkurë, 18 Shkurt 2026 22:01 Presidentja e Bullgarisë, Iliana Yotova ka informuar se do të mbahen zgjedhje Parlamentare më 19 prill. Yotova i ngarkoi zv/guvernatorit të Bankës Kombëtare Bullgare, Andrei Gurov detyrën e formimit të një qeverie teknike dhe përgatitjes për zgjedhjet e reja parlamentare, të tetat e vendit në vetëm pesë vjet. Qeveria e mëparshme dha dorëheqjen më 11 dhjetor pas javësh protestash në rrugë për shkak të politikave të saj ekonomike dhe dështimit të perceptuar për të goditur korrupsionin. Bullgaria është përballur me paqëndrueshmëri të zgjatur politike, me partitë që nuk kanë arritur të formojnë një koalicion të qëndrueshëm qeverisës në një Parlament të fragmentuar.
Burimi:
kohajone.com