Bullgaria në krizë politike! Presidenti i Bullgarisë jep dorëheqjen, synon të bëhet kryeministër

Bullgaria në krizë politike! Presidenti i Bullgarisë jep dorëheqjen, synon të bëhet kryeministër

Rumen Radev BULLGARI- Presidenti bullgar Rumen Radev ka njoftuar dorëheqjen, duke nxitur spekulime se do të formojë partinë e tij politike përpara zgjedhjeve të parakohshme që priten të zhvillohen në muajt në vijim. Spekulimet se ai do të hyjë në garën parlamentare dhe do të kandidojë për postin e kryeministrit kanë ekzistuar prej kohësh dhe u konfirmuan sot. Radev tha të hënën se do të paraqesë dorëheqjen e tij në Gjykatën Kushtetuese të vendit të nesërmen, e martë, 20 janar. Ai do të zëvendësohet nga zëvendëspresidentja Iliana Iotova nëse gjykata jep miratimin. "Sot, po ju drejtohem për herë të fundit si president i Bullgarisë", tha 62-vjeçari Radev gjatë një fjalimi televiziv, duke shtuar se mezi priste të merrte pjesë në "betejën për të ardhmen" e vendit. Dorëheqja e tij,...