Britania po krijon një Shërbim të ri Kombëtar të Policisë, të modeluar sipas FBI-së

Britania po krijon një Shërbim të ri Kombëtar të Policisë, të modeluar sipas FBI-së

Krijimi i një Shërbimi të ri Kombëtar Policor (NPS), i përshkruar si një ” FBI Britanike “, u njoftua dje, të shtunën, nga Ministria e Brendshme Britanike. Agjencia e re do të jetë përgjegjëse për luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe formave të tjera të rënda të krimit në nivel kombëtar. Sipas njoftimit të ministrisë, Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood do të prezantojë ndryshimet të hënën, të cilat përshkruhen si reformat më të mëdha në historinë e policimit britanik që nga krijimi i forcës së parë të organizuar policore në vend në vitin 1829. “Modeli aktual i policimit është projektuar për një shekull tjetër”, tha Mahmoud në një njoftim për shtyp. “Ne do të krijojmë një Shërbim të ri Kombëtar të Policisë, një FBI Britanike”,...