Britania miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Moskës në 4 vjetorin e nisjes së luftës në Ukrainë, masat synojnë 300 subjekte ruse
Qeveria britanike njoftoi sot një paketë të madhe sanksionesh kundër Rusisë, duke synuar sektorët e energjisë dhe ushtrisë. Masat synojnë 300 subjekte, anije ose persona, duke e çuar në më shumë se 3,000 numrin e kompanive dhe individëve të lidhur me Moskën që tani i nënshtrohen sanksioneve britanike. Midis objektivave të rinj është operatori rus i tubacionit të naftës Transneft, i kontrolluar nga shteti, i cili transporton më shumë se 80% të eksporteve të naftës ruse, tha qeveria britanike në një deklaratë. Sanksionet synojnë gjithashtu “rrjetin rus të kontrabandës së naftës”, 175 kompanitë e të cilit punojnë për operatorin kryesor të flotës së errët të Rusisë. “Masat vendimtare do të “prishin financimin, pajisjet ushtarake dhe burimet kryesore të të ardhurave që mbështesin agresionin rus”, tha...
Burimi:
top-channel.tv